Krasniqit vendosi meçin, na gëzoi të gjithë shqiptarëve
October 11, 2020
0 comments
Share

Krasniqit vendosi meçin, na gëzoi të gjithë shqiptarëve

Nënkryetari i Federatës së boksit të Maqedonisë dhe ish-kampioni europian për kadet, Faton Salihu, i është gëzuar shumë suksesit të Robin Krasniqit, i cili të shtunën në mbrëmje me nokaut në raundin e tretë mposhti gjermanin, Dominik Boesel.

Salihu tha se nuk e kishte pritur që boksieri me rrënjë shqiptare do ta përfundojë meçin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Nuk e kam prit që ndeshja do të përfundoj në raundin e tretë, pasi që kundërshtari i tij Dominic Boesel është një bokser me përvoj dhe i mirë, por etje dhe dëshira e madhe e Robin Krasniqit për ta fituar këtë titull dhe besimin në vete që kishte hyri në luftë frontale për ta fituar ndeshjen ku kroshea e Robinit ishte përcaktuese në këtë ndeshje, duke u shpall kampione bote”, tha Salihu për News-TV.

“Robin Krasniqi është një bokser që ka pasur një rrugë të vështirë drejt titujve kampion Bote. Ai kishte besim në vete dhe vazhdoi rrugën për të arritur qëllimin për tu bërë kampion bote tash në dy versione IBO edhe WBA. Tani na gëzoi të gjithë shqiptarëve, duke u bërë boksieri më i suksesshëm në boksin profesionist”, shtoi në fund nënkryetari i FBM-së, Salihu për News-TV.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *