Krasniqi vjen me paralajmërimin e madh!
February 8, 2019
0 comments
Share

Krasniqi vjen me paralajmërimin e madh!

Haxhi Krasniqi është duke u bërë gati për sfidat që e presin në boksin profesionist gjatë vitit 2019

Haxhi Krasniqi vazhdon ushtrimet intensive.

Boksieri nga Kosova po bëhet gati për sfidat që e presin gjatë viti 2019.

Ai nuk e di ende emrin e kundërshtarit, por për çdo rast është duke ushtruar për meçin e parë të vitit.

“Së shpejti, përsëri në ring”, ka shkruar boksieri junikas në një fotografi të postuar në Instagram, ku shihet në ring.

Krasniqi u konfirmua si kampion i Evropës në boksin profesionist gjatë vitit 2018, por nuk ka hequr dorë ende nga dëshira për t’u shpallur kampion i botës.

Ai dëshiron të bëhet shqiptari i parë kampion bote, pasi këtij titulli iu kishte afruar shumë kushëriri i tij, ish-boksieri nga Kosova, Luan Krasniqi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *