Krasniqi befason për kundërshtarin e ri
November 15, 2018
0 comments
Share

Krasniqi befason për kundërshtarin e ri

Ronny Landaeta do të jetë kundërshtar i Haxhi Krasniqit në “Anhalt Arena” në Dessau të Gjermanisë, e jo Stefan Haertel siç ishte bërë e ditur kohë më parë.

U raportua se Haertel është i sëmurë dhe kundërshtari u desh të ndërrohet, Krasniqi do të ketë punë tani me spanjollin, Landaeta.

 Boksieri shqiptar tha se nuk është e lehtë kur një kundërshtar të ndërrohet në momentet e fundit, për shkak se gjatë gjithë kohës përgatitesh në bazë të rivalit, por ka besim te trajneri se do t’ia dalin të shtunën mbrëma.

“Çfarë dini për kundërshtarin tuaj të ri, spanjollin Ronny Landaeta? Ai është një boksier i vështirë dhe i komplikuar”, u përgjigj Krasniqi.

Ai thotë se mund ta ketë të vështirë ndaj 35-vjeçarit për faktin se Landaeta ka një të kaluar të MMA dhe ka qenë boksier profesional vetëm për katër vjet.

“MMA është boks i vështirë, shumë i rëndë dhe nuk është kot një kampion i BE-së. Nuk do ta nënvlerësojë atë, ndoshta është më vështirë për mua se sa do të ishte me Härtel”.

“Por, unë kam besim në trajnerin tim, mbështetem plotësisht në të që në një kohë kaq të shkurtër, do të gjejë dobësitë e kundërshtarit. Ai do ta analizojë mirë atë dhe mua më mbetet vetëm të punoj. Kemi punuar shumë, andaj tani, këto ditë duhet edhe pak më shumë punë”, shtoi mes tjerash Krasniqi.

Kampioni evropian në versionin EBU në kategorinë e mesme, deri në 77 kg do të rikthehet në ring me 17 nëntor.

Meçi mes Krasniqit dhe Landaetas zhvillohet të shtunën rreth orës 22:30.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *