Kovalev rikthehet kampion
November 27, 2017
0 comments
Share

Kovalev rikthehet kampion

Boksieri rus Sergey Kovalev ka fituar sërish titullin kampion bote në  peshën “light heavyweight”, pas triumfit me “KO teknik” ndaj ukrasinsit Vyacheslav Shabranskyy, sfidë e zhvilluar në “Madision Square Garden” të Nju Jorkut. Një përballje që u ndal në raundin e dytë nga gjyqtari, me Kovalev që e dominoi sfidën, duke fituar titujt kampionë të kategorive IBA dhe WBO. Për Kovalev ky është triumfi i 31-të në karrierë në 34 duele, ku numëron edhe 2 humbje e 1 barazim, por më e rëndësishme është rikthimi si fitues në ring pas dy humbjeve radhazi ndaj Andre Ward, ku pat humbur titujt kampionë në këtë kategori peshe.

Nga dueli mes Kovalev dhe Shabranskyy

Nga dueli mes Kovalev dhe Shabranskyy

34-vjeçari rus e hodhi tri herë në tapet rivalin ukrainas para se gjyqtari ta ndalte ndeshjen, duke konfirmuar epërsinë e Kovalev në këtë përballje, që tashmë ka kërkuar edhe një herë unifikimin e titujve kampionë në peshën “light heavyweight”. Që në fillimin e duelit rusi tregoi qëllimin e tij për ta fituar përballjen, duke lëshuar nëj seri grushtesh ndaj ukrinasit, që mezi qëndronte në këmbë. Ai arriti në të trija rastet që përfundoi të tapet të ngrihej në këmbë, por e kishte të pamundur të rivalizonte dhe ishte shpesh në krizë, ndaj gjyqtari e ndali sfidën në mesin e raundit të dytë. “Kam punuar fort për t’u rikthyer fitues. Kam bërë një “lavazh” të trurit dhe jam rikuperuar 100% fizikisht. Jam rikthyer kampion”, tha Kovalev pas sfidës.

Boksieri rus Sergey Kovalev feston

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *