Kosovarja, Genta Lahi, triumfon në “Polish Open”
Karateistja kosovare por që jeton dhe ushtron në Danimarkë, Genta Lahi po shkëlqen në arenën ndërkombëtare. Anëtarja e KK Kastrioti nga Ferizaj edhe këtë fundjave arriti të triumfoj në “Polish Open” ne atë individuale (U14 -50kg) dhe atë ekipore Team U14.
Ndryshe, bëhet fjalë për një talente e cila me prejardhje është nga një fshat në Lipijan, por gjithnjë kur vije në pushime verore ushtron tek KK Kastrioti. Këta të fundit madje e kanë regjistruar në federatë si anëtare të tyre dhe ajo lirisht nga tani mund të garoj edhe në kampionatin e Kosovës.