Kosovari, Altin Zogaj së shpejti debuton në profesionalizëm
April 18, 2018
0 comments
Share

Kosovari, Altin Zogaj së shpejti debuton në profesionalizëm

Altin Zogaj, boksieri me prejardhje nga Komorani i Drenicës por që jeton dhe vepron në Shtutgart të Gjermanisë ka vendosur të kaloj në boksin profesionist, kurse debutimin e tij do ta ketë më 5 maj, mirëpo kundërshtari ende nuk është caktuar. Ai ekskluzivisht për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” tha se është shumë i gëzuar me një ngritje të karrierës së tij.

“Me boks kam filluar të merrem nga viti 2015, kur për një kohë të shkurt arrita të bëhem dy here kampion i republikës te Baden-Wrttemberg ne 81kg, ndërkohë që arrija shumë suksese edhe në turne ndërkombëtarë. Dhe kështu duke parë se po formohem si boksier, vendosa që të kaloj në boksin profesionist ku debutimin do e kem pas 3 muajve në Nunberg të Gjermanisë, mirëpo kundërshtari ende nuk është përcaktu dhe pres javën tjetër që të di edhe emrin e tij”, deklaroi Zogaj, i cili stërvit në Shtutgart me familjarin e tij Festim Kryeziu alias Timo Schwarzkopf.

“Jam duke u përgatit maksimalisht me Festimin dhe trajnerët e mi pasi synoj debutim me sukses. Planet e mija janë që në të ardhmen të ndeshem edhe për titull”, deklaroi boksieri kosovar.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *