Kosovar Kicaj shpreson në fitore ndaj Ukoviç në galla mbrëmjen humanitare në Prishtinë
July 20, 2017
0 comments
Share

Kosovar Kicaj shpreson në fitore ndaj Ukoviç në galla mbrëmjen humanitare në Prishtinë

Vetëm edhe nëntë ditë na ndajnë nga galla mbramja humanitare që do të zhvillohet në Prishtinë, kurse interesimi është I madh që sa më shumë të jenë në këtë eviniment. Njëri prej atyre që do të paraqitet në këtë mbrëmje do të jetë edhe Kosovar Kicaj i cili do të ndeshet me Jasmin Ukoviç.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe të njëjtat i kam zhvilluar me Mustin në palestrën e tij, kurse kohën e fundit po më ndihmon edhe motra e vëllai si dhe i gjithë ekipi ku stërvisë. Kundërshtari im do jetë Jasmin Ukovic, personalisht nuk e njoh shumë por trajneri im e ka shikuar dhe kemi të bëjmë me një kundërshtar të mirë dhe kjo më gëzon pasi dua ti tregoj edhe njëher kualitet e mia dhe në fund të triumfoi në vendin tim. Pra motivimi është i jashtëzakonshëm pasi do paraqitem para popullit tim, me një fjalë do jetë diqka që smund ta përshkruaj”, tha Kicaj për ArenaRing.

Ndryshe, ai me sport, njëherit ka filluar të merret me karate, pastaj me impenimin e Mustaf Kicas vendosi që të shkoj në të njejtën rrug. Suksesin më të madh e shënoi në vitin 2016 kur ka fituar edhe titullin e Zvicrës. Mesazhi i tij për këtë evitimet është që sa më shumë të përkrahët pasi fëmijët kanë nëvoj për mbështetje.

“ICF është një event humanitar, pasi nuk do garoj vetëm për mua por edhe për fëmijët me novoja. Ju lutem gjithë Kosovën ejani përkrahuni dhe ju, pasi së bashku jemi më të fort e mund të ndihmojmë vendit dhe popullit ton”, përfundoi Kosovar Kicaj.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *