Kosovar Kicaj ndeshet për titull Zvicre më 9 qershor në Winterthur
May 15, 2018
0 comments
Share

Kosovar Kicaj ndeshet për titull Zvicre më 9 qershor në Winterthur

Evenimenti i madh i sporteve luftarake ICF që do të zhvillohet në Winterthur më 9 qershor 2018, çdo ditë e më shumë po pasurohet me luftëtar cilësor. Njëri prej atyre që ka zyrtarizuar pjesëmarrjen është edhe Kosovar Kicaj i cili në këtë spektakël do të ndeshet me Aliosha Vasiq edhe atë për titull të Zvicrës në Muay Thai.

Kicaj për agjencinë e sporteve luftarake “ArenaRing” tha se ndihet mirë dhe po pret me padurim kur do të ngjitet në ring për të fituar këtë titull. “ Tani më është oficiale dhe unë sërish po kthehem në ring për të fituar. Kundërshtarin tim pak e njoh, mirëpo unë jam maksimalisht i përgatitur për ta mposhtur dhe për të fituar këtë titull”, tha Kicaj. Cekim se biletat tani më janë në dispozicion në Ticket Corner grantet si dhe online (http://www.ticketcorner.ch/tickets.html?fun=erdetail&affiliate=TCS&doc=erdetaila&erid=2188598

Çmimet: 20, 40, VIP 100, (tre reshta të parë). Blini tani biletën tuaj sepse në ditën e ndeshjes të njëjtat do jenë më shtrejt për 15  CHF!

Biletat janë gjithashtu në dispozicion në çdo counter SBB ose MANOR dhe COOP.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *