Kosova përballet me Italinë
Federata e Boksit e Kosovës konfirmoi se me 22 dhjetor në Bassano të Italisë, do të takohen me kombëtaren e Italisë. Zëdhënësi i Federatës, Latif Demolli, bëri të ditur edhe emra e boksierëve të Kosovës, që janë përzgjedhur nga selektori Mehmet Bogujevci. “Me 22 dhjetor zhvillohet meçi Itali-Kosovë. Meçet janë: 54 kg Shpejtim Bajoku-Adhikari Sambat; 57 kg Besfort Merlaku-Bucci Stefano, 57 kg Leotrim Rexhepi-Lozza Ernesto; 64 kg Dielli Vranoci-Papa Christopher, 69 kg Patriot Behrami-Cosma Filippo, 69 kg Venhar Haziraj-Petruso Francesco, 71 kg Besart Kurhasku-Lucca Stefano dhe 72/76 kg Armend Neziri-Zaydi Adam”, bëri të ditur Demolli.