Kosova me tetë boksierë në turneun “Adem Jashari”
November 1, 2017
0 comments
Share

Kosova me tetë boksierë në turneun “Adem Jashari”

Kombëtarja e Kosovës me tetë boksierë do të paraqitet në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” në boks. “Në turneun e 19-të me radhë ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ do të marrin pjesë 8-10 shtete me boksierë më të mirë. Pritet një boks i mirë dhe cilësorë. Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Gjysmëfinalja do të mbahet me 4 nëntor në orën 16.00, ndërsa finalja një ditë më vonë (12.00). Kosova paraqitet me këta boksierë: Besfort Merlaku (56 kg), Violant Sylejmani (64 kg), Taulant Sejfijaj (69 kg), Venhard Haziraj (69 kg), Besart Kurhasku (75 kg), Armend Neziraj (75 kg), Ardit Delijaj (81 kg) dhe Fisnik Muharremi (81 kg)”, bëhet e ditur nga FBOXK-së.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *