Kosova me rezultat historik, 4 medalje nga kampionati ballkanik
November 6, 2017
0 comments
Share

Kosova me rezultat historik, 4 medalje nga kampionati ballkanik

Gjatë fundjavës në Murska Subota të Sllovenisë u zhvillua Kampionati Ballkanik i mundjes për pionierë e kadet. Reprezentacioni i Kosovës ka shënuar rezultat historik duke fituar katër medalje. Me arri u stolis Luan Nrecaj, kurse Elvira Krasniqi të argjend tek pionierët.

Tek kadetët Diellza Gashi dhe Venera Asllani poashtu morën argjend. Vajzat nën udhëheqjen e trajnerit të reprezentacionit Ferrat Ramadani njëherit edhe trajner i tyre në klub për një kohë të shkurtë kanë filluar kualitet e tyre ti tregojnë edhe në arenat ndërkombëtare, andaj ky rezultat aspak nuk është i rastësishëm kur kemi ti shohim edhe sukseset tjera që i kanë shënuar në disa turne në Maqedoni e Bullgari.

Kurse Luan Nrecaj është një talent i cili pritet një e ardhmje e shndritshme. Duhet cekur edhe për përkrahjen e madhe që ua jep kryetari i Federatës së mundjes së Kosovës, Naim Muja, njeriu kyç për sukseset që po i shënojnë kosovarët.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *