Kosova, me dy boksierë në turneun e Hungarisë
February 5, 2019
0 comments
Share

Kosova, me dy boksierë në turneun e Hungarisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan” në Debreceni të Hungarisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të përfaqësohet me dy boksierë në turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan” në Debreceni të Hungarisë.

Shpejtim Bajoku në kategorinë 64 kilogramë dhe Ardit Delijaj në atë 81kg do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë turne, i cili do të fillojë më 5 dhe do të përfundojë më 10 shkurt.

Kontingjenti kosovar, krahas dy boksierëve, përbahet edhe nga selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

Ky është njëri prej turneve më të njohur në Evropë dhe në të marrin pjesë 30 shtete.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *