Kosova me 5 medalje kthehet nga Bullgaria
Gjatë fundjavës në Katunce të Bullgarisë u zhvillua turneu ndërkombëtar ku morën pjese mundës nga: Bullgaria,Rumania, Greqia, Serbia,Maqedonia,Polonia etj. Përfaqësuesja e Kosovës ne ketë aktivitet fituan 5 medalje prej tyre dy medalje ari, dy te argjendta dhe një bronzte.
Njomza Krasniqi (46kg) dhe Diellza Gashi (55kg) fituan vendet e para, të dyta ishin Romesa Krasnqi dhe Venera Asllani, ndërsa me vendin e tretë u desh të pajtohet Elvira Krasniqi. Trajneri i përfaqësueses se Kosovës për femra, Ferat Ramadani është shprehur i kënaqur me performancën e mundëseve në ketë turne.