Konfirmon Kuka: Majlinda po ndjehet mirë pas rehabilitimit, gati drejt kthimit
October 19, 2017
0 comments
Share

Konfirmon Kuka: Majlinda po ndjehet mirë pas rehabilitimit, gati drejt kthimit

Xhudistja Majlinda Kelmendi është përballur me një shëndet jo të mirë muajve të fundit.

Ajo i është nënshtruar një operimi në ligamentin e saj të kryqëzuar, me ç’rast shëndeti i saj është përmirësuar.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet trajneri i saj personal Driton Kuka, përmes një fotografie të publikuar së fundmi në Facebook, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se shëndeti i saj po përmirësohet.

“Sot përfundoj rehabilitimi 1 mujor në Sloveni nën përkujdesjen e Dr Mit Bracicdhe Majlinda po ndjehet mirë dhe sigurt drejt kthimit në arena sportive! Faleminderojmë KOK që mbuloj shpenzimet e terapisë gjatë qëndrimit,nesër udhëtojmë në Zagreb në përkrahje të junioreve tona e mandej në vendlindje”, (sic.), ka shkruar Kuka në Facebook.

Me këtë rast, ai ka treguar se Kelmendi është gati për “Lojërat Olimpike 2018”, të cilat mbahen në Tokio.

Kelmendi njihet për triumfet e shumta në karrierën e saj dhe medaljet që i ka sjell Kosovës, gjersa vetëm pak muaj më parë ajo u shpërbley edhe me “Topin e Artë” për arritje kulmore në xhudo.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *