Konferenca e shtypit mes McGregor e Khabib “live” në ekranet e Times Square
September 18, 2018
0 comments
Share

Konferenca e shtypit mes McGregor e Khabib “live” në ekranet e Times Square

Publiku dhe fansat nuk do të lejohen që të ndjekin “live” konferencën e shtypit mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, e cila do të organizohet më 20 shtator, në mjediset e Radio City Music Hall në Nju York. Por ata do të kenë mundësi ta shohin debatin dhe gjithçka ndodh aty përmes ekranëve të mëdhenj.

Kjo konferencë do të transmetohet direkt në një ekranët e mëdhenj të Times Square, në Nju Jork, pikërisht në Meka Zilla, që ndodhet në Broadëay, mes rrugës së 45 dhe 46-të.

Në këtë mënyrë, fansat e këtyre dy sportistëve apo edhe të MMA-së, do të kenë mundësi të ndjekin “live” gjithçka ndodh gjatë konferencës për shtyp, e para e dy sportistëve, para duelit që ata do të zhvillojnë më 6 tetor në Las Vegas, në eventin e UFC-229. Ky duel është i vlefshëm për titullin kampion bote në peshën e lehtë, titull që mbahet nga Nurmagomedov.

Konferenca e dytë pritet të jetë më 4 tetor, pak ditë para eventit, kur ata do të kryejnë edhe peshimet zyrtare.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *