Kombëtarja e karatesë garoi në Karate 1 Serie A “Salzburg 2019”, Gërvalla doli e nënta
March 4, 2019
0 comments
Share

Kombëtarja e karatesë garoi në Karate 1 Serie A “Salzburg 2019”, Gërvalla doli e nënta

14 karateistë të kombëtares tonë kanë garuar gjatë fundjavës në garën Karate 1 Series A për senior, të mbajtur në Salzburg të Austrisë.

Suksesin më të madh e arriti Albulena Gërvalla, e cila javë më parë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21.

Gërvalla në Salzburg, zuri vendin e nëntë nga 104 garuese, në kategorinë deri në 55 kilogramë.

Ajo shënoi tri fitore, një në garat e rregullta, ndërsa dy në repesazh. Tri fitore realizoi edhe Alvin Karaqi, i cili mbetet në garë për të fituar normën Olimpike Tokyo 2020.

Ai në kategorinë -84 kg u ndalë në luftën e katërt.Sukses të njëjtë shënoi edhe Valdrin Rashiti (-67 kg), që realizoi tri fitore.

Durim Haziri (+84 kg) shënoi dy fitore, ndërsa me nga një fitore e mbyllën garën Elona Kolgeci (-61 kg) dhe Donita Elshani (-68 kg). Garuesit tjerë pësuan humbje në luftën e parë. Herolind Nishevci nuk mori pjesë në këtë garë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *