Koledar: Ervis Bicin e respektoj mirëpo e dua edhe unë titullin
May 31, 2019
0 comments
Share

Koledar: Ervis Bicin e respektoj mirëpo e dua edhe unë titullin

Na ndajnë vetëm edhe 8 ditë nga galla mbrëmja e madhe e sporteve luftarake që do zhvillohet në Winterthur e që organizator është ICF, me presidentin Mustaf Kicaj.

Një duel mjaft interesant do jetë takimi mes kampionit të dyfishtë evropian, Ervis Bici dhe kundërshtarit të tij i cili vjen nga Serbia, Luka Koledar. Ky i fundit sikurse shqiptari po kërkon me ngulm titullin andaj po paralajmëron se Ervisi nuk do ta ketë lehtë ndaj tij, përkundër asaj që e respekton përvojën dhe kualitet e tij.

“Për këtë ndeshje kam kuptuar me kohë dhe nuk kam pasur përgatitje të veçanta, sepse unë stërvitem  gjatë gjithë sezonit për të qenë në formë dhe gati për ndeshjet e ardhshme. Unë respektoj kundërshtarët, ashtu si gjithë të tjerët. Edhe për Ervis kam dëgjuar shumë dhe  mendoj se ai është një luftëtar i mirë dhe me përvojë të madhe. Andaj rezultati i luftës nuk më pëlqen të parashikoj nga tani”, thotë Koledar, duke shtuar

“Kjo do jetë përballja ime e parë në karrierë për titull bote. Muay Thai është dashuria ime e madhe dhe kam një motiv të madh për të fituar këtë rrip dhe për ta dërguar të njëjtën në shtëpi në Novi Sad. Kam përkrahje të madhe nga familja ime, e dashura, miqtë dhe kolegët e mi nga klubi që do të thotë se jam mjaftueshëm i motivuar për sukses”, thotë serbi, Luka Koledar për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *