KOK i zhgënjyer me mosmiratimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata
June 20, 2019
0 comments
Share

KOK i zhgënjyer me mosmiratimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata

Mos kalimi i Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamenti, i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë, ka befasuar gjithë komunitetin e sportit, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e madh me hezitimin e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës, si institucioni më i lartë sportiv në Kosovë, përmes një reagimi për media është shprehur se ka mbetur tej mase i habitur se si një amendament i cili e dërgon përpara zhvillimin e sportit në Kosovë, nuk gjeti përkrahjen edhe nga deputetët, të cilët jo rrallë herë dinë të krenohen me arritjet e sportistëve.

KOK falënderon të gjithë deputetët që po e mbështesin miratimin e këtij Ligji dhe këtij amendamenti dhe në të njëjtën kohë ju bënë thirrje të gjithë deputetëve hezitues që ta mbështesin këtë Ligj dhe këtë amendament, sepse me të do të mbështesin sportistët e Kosovës, do të mbështesin fëmijët e tyre duke i larguar ata nga rrugët devijonte, me të do të kontribuojnë në krijimin e një perspektivë që të rinjtë tanë të qëndrojnë në Kosovë dhe jo ta zbrazin atë.

“Sportistët tanë janë ata që po na bëjnë të lumtur e krenar me rezultatet kulminante, duke e promovuar e lartësuar flamurin dhe Shtetin e Kosovës në gjithë botën, madje edhe në vendet ku deputetëve të Kosovës dhe gjithë të tjerëve iu mohohet edhe hyrja, thuhet në reagimin e KOK.

KOK rikujton se numri i klubeve në Kosovë, në vend se të vazhdon rritjen, nga dita në ditë po e vazhdon rënien, duke bërë që shumë klube, madje edhe ato më me nam të gjejnë shuarjen, në vend të gjetjes së përkrahjes nga sponsorët dhe nga ju deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa thotë se kësaj shuarje sot i kontribuuan edhe disa deputetë, të cilët më së paku do të donim t’i identifikonim me parti.

“Ndërkombëtarizimi i sportit pas luftës ishte synimi më i madh i të gjitha sporteve, ndërsa shumë sosh, detyrohen sot 20 vite pas lufte që shkaku i mos përkrahjes së mjaftueshme financiare, të mos arrijnë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare”, theksohet tutje në reagim.

KOK u ka bërë  thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që këtë ligj ta votojnë në seancën e radhës dhe kështu me votën e tyre të bëhen pjesë e një zhvillimi të hovshëm të sportit të Kosovës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *