KOK e quan të papranueshëm vendimin për t’ua ndaluar hyrjen në Serbi karateistëve nga Kosova
May 9, 2018
0 comments
Share

KOK e quan të papranueshëm vendimin për t’ua ndaluar hyrjen në Serbi karateistëve nga Kosova

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka thënë se është i papranueshëm veprimi i Qeverisë së Serbisë për t’ua ndaluar hyrjen në Serbi karateistëve të Kosovës, të cilët pritej të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.

Mëngjesin e hershem të së mërkurës, sportistëve kosovarë – të cilët një ditë më parë ishin paralajmëruar se do të lejoheshin të garonin vetëm me emër dhe mbiemër dhe pa simbole shtetërore të Kosovës – iu ndalua hyrja në Serbi në pikën kufitare në Merdare.

Zëdhënësi i Komiteti Olimpik i Kosovës, Kushtrim Krasniqi, ka thënë se  KOK-u dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vazhdimisht kanë qenë në rrjedha të zhvillimeve me Federatën Evropiane të Karatesë dhe Federatën e Karatesë së Kosovës.

“Veprimi i fundit i Qeverisë së Serbisë për moslejimin e ekspeditës së Kosovës të hyjë në Serbi është i papranueshëm”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se KOK-u do të reagojë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje.

“Komiteti Olimpik i Kosovës do ta informojë menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, theksoi ai.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *