KM “Mentaz Allajbegu” nxjerr kampionat e parë
Gjatë fundjavës u zhvillua kampionati i Kosovës për pionier ku edhe u paraqit klubi i mundjes “Mentaz Allajbegu” duke arritur kështu edhe medaljet e para si kampion të vendit. Kështu, me vendin e parë nga ky klub simpatik u stolisën: Vanesa Syla ,Argjend Makolli dhe Riad Makolli. Me argjend Dafina Haliti, kurse bronz morën: Drilona Gashi, Rinor Makolli, Lenard Matarova dhe Adian Makolli.
“I përgëzojmë për fitoret dinjitoze të gjithë garuesit dhe përshëndesim me respekt punën e bere nga dy trajnerat, Ilir Zeken dhe Avdi “Lumi “ Syla . Bravo ju lumtë, Mentazi me siguri eshte Krenar me Ju siç jam dhe unë gjithashtu”, ka shkruar në FB e tij, Beni Allajbegu, mbështetësi i madh i këtij klubi.