KM “Mentaz Allajbegu” një klub simpatik e me trajner profesional
July 12, 2017
0 comments
Share

KM “Mentaz Allajbegu” një klub simpatik e me trajner profesional

Tani më ka 1 vit që po funksionon një klub simpatik i mundjes me një emër të madh të trajnerit legjendar “Mentaz Allajbegu”. Iniciativa për themelim ishte e dy trajnerëve tani më të licencuar nga Federata botërore, Avdi Syla dhe Ilir Zeka, ish mundës të KM Prishtina.

“ Iniciativa për hapjen e klubit erdhi duke pare mosinteresimin e te rinjve për këtë sport dhe në mungesë  të ndonjë klubi tjetër te mundjes me emrin e legjendës se mundjes, profesor Mentaz Allajbegu e ndjemë si obligim moral e profesional qe klubi jon te mbaj këtë emër”, thotë njëri prej trajnerëve Ilir Zeka, duke shtuar se po mungon edhe mos reklamimi i këtij sporti në media, prandaj edhe të rinjtë nuk i dinë as regullat e lere më të vijnë të stërvitin. “Ne pretendojmë që duke përhapur këtë sport sa ma shumë të ketë edhe interesim sa më shumë për ushtrime, sepse ne në këtë sport kemi shumë kampion që madje kane edhe medalje olimpike”, deklaroi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Zeka.

Ndryshe, stërvitjet ky klub i zhvillon me një palestër shkollore ku kushtet janë mesatare. “Stërvitjet mbahen ne palestrën e  sportit te shkollës fillore ‘Emin Duraku’ në Prishtine. Për ne si trajner primare është qe fëmijët ti bëjmë ta duan ketë sport dhe pastaj te fillojmë me gara . Grupi i pare me te cilët kemi filluar tashme kanë filluar ta ndjen veten si mundës dhe me ta pretendojmë qe ne shtator ose tetor të debutojmë  ne kampionatin e Kosovës për te rinj. Ndryshe, te punosh me fëmijë është një privilegj e sidomos kur ne e shohim qe puna qe e bëjmë po na shpërblehet me interesim dhe angazhim maksimal edhe nga ana e tyre. Për momentin ne po i trajtojmë dy gjinitë mashkullore dhe vajzave, andaj shfrytëzoj rastin që ti ftoj edhe të tjerët të na bashkëngjiten drejt rezultateve kulmore”, tha Iliri.

Në vazhdim ai po ndihet pak i brengosur se shumë pak kanë përkrahje financiare, andaj për me qen edhe më tragjike për ti përmbush detyrat duhet shpesh herë duhet edhe prej gjepit të tyre të financojnë.

“Deri tani nuk kemi përkrahje financiare nga institucionet shtetërore ose ndonjë sponsor tjetër, kështu qe jemi te obliguar që pagesën e sallës edhe shpenzimet tjera ti mbulojmë vet. Andaj për momentin stërvitjet po i mbajmë vetëm dy herë ne jave si mungesë e financimit dhe shpenzimet e shumta qe janë te papërballueshme për ne trajnerët. Apeloj të gjithë simpatizantët e klubit, afaristët, por edhe institucionet që të na dalin në ndihmë pasi ne jemi duke bërë një punë të shenjtë e sidomos kur jemi me një emër të madh të trajnerit legjendar ‘Mentaz Allajbegu’”, e përfundoi trajneri Ilir Zeka.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *