KM LIRIA me tre mundes ne Kampionatin Ballkanik per junior
Duke nisur prej te premtes e deri te dielen, ne Bursa te Turqise, do te mbahet edicioni i trete me rradhe i Kampionatit Ballkanik per junior, ku Maqedonia do te perfaqesohet me gjashte mundes, tre prej tyre nga klubi i mundjes Liria.
Rezultate pozitive nga ky eveniment prestigjioz do te kerkojne Minir Rexhepi (55 kg), Elmedin Sejfullahu (60 kg) dhe Rijad Rexhepi (66 kg), ndersa pjese e ekipit qe do te prihet nga trajneri yne Sedat Baftiu do te jene edhe Ramadan Mustafovski, Bujamin Nuishi dhe Kristija Krstev.
Garat individuale ne program jane te premten dhe shtunen, ndersa te dielen do te zhvillohen garat ekipore.