
KM Liria me gjashtë mundës në turneun “Mentaz Allajbegu”
Sot në Prizren do të zhvillohet turneu memorial kushtuar trajnerit legjendar “Mentaz Allajbegu”. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë mbi 80 mundës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Këtë të fundit do ta përfaqësoj edhe KM Liria edhe atë më gjashtë mundës Minir Rexhepi, Halid Osmani, Fati Veseli, Rihat Rexhepi, Shaip Brava dhe Basri isufi, kurse trajner i tyre është Ramadan Shabani.
Njëri prej atyre që do ta përcjell këtë aktivitet është edhe seleksionuesi I Maqedonisë, Lulzim Vrenezi. Ai për portalin “Arena Ring” tha se do të shkojnë në Kosovë për të nderuar trajnerin legjendar Mentaz Allajbegu që shumë vite ishte edhe trajner i KM Liria.