KM Liria me gjashte medalje nga Hani i Elezit
April 23, 2017
0 comments
Share

KM Liria me gjashte medalje nga Hani i Elezit

Ne qytetin e Hanit te Elezit ne Kosove, ne organizim te kesaj komune dhe kryetarit te saj Rufki Suma si dhe klubit te mundjes “Sharri”, u mbajt sot edicioni i pare i turneut memorial ne mundje, “Feriz Guri”.

Ne te njejtin, morren pjese mundes nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia, me ç’rast ekipi yne fitoj gjashte medalje individuale si dhe u plasua ne poziten e dyte ne konkurence ekipore.

Kampion ne kategorite e tyre u shpallen: Omer Memedi (35 kg), Besir Alili (38 kg) te femijet, Minir Rexhepi (55 kg) si dhe Shaip Brava (66 kg) te junioret.

Nga ana tjeter, medalje te bronzta fituan Omer Jusufi (32 kg) te si dhe Astrit Ismaili (74 kg) te junioret.

Njeashtu, Besir Alili, nga ana e organizatorit u shpall mundesi me i mire i huaj i turneut.

Duhet cekur qe turneun e sotem ne Han te Elezit, me prezencen e tyre e begatuan shume emra eminent, si kryetari i federates se mundjes te Kosoves, Naim Muja, kryetari i federates se mundjes te Maqedonise, Betim Vrenezi, dy here fituesi i medaljeve ne Lojerat Olimpike dhe Kampionatet Boterore, Shaban Sejdiu, trajneri legjendar Hajrush Sinani dhe shume te tjere.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *