KM LIRIA me dominim te plote, shpallet kampione e Maqedonise per te rinj
Ne Shkup ne organizim teknik te klubit te mundjes Liria, u organizua Kampionati Shteteror i Maqedonise ne mundje per te rinj, ku klubi yne e vazhdoi dominimin e plote, duke rrembyer ne menyre bindese edhe nje titull. Ne fund te garave, KM Liria grumbulloi 49 pike, duke triumfuar para Ballkanecit me 19 dhe Tefejuzit me 15 pike.
Sa i perket garave individuale, klubi i Lirise kishte plote gjashte kampion, nga dhjete kategori te mundshme, me ç’rast kampion u shpallen:
Elmedin Sejdullau (61 kg),
Fati Vejseli (65 kg),
Riad Rexhepi (70 kg),
Omer Sejfullau (74 kg),
Astrit Ismaili (79 kg) dhe
Uvejs Fejzullau (92 kg).
Medalje te argjendta fituan:
Halid Osmani (57 kg),
Shaip Brava (70 kg) dhe
Stole Eftimov (86 kg),
Ndersa me medalje te bronzte u kurorezuan:
Minir Rexhepi (57 kg),
Ruzhdi Elezi (70 kg) dhe
Orhan Xhaferi (74 kg).