KM Liria kampon tek juniorët
May 14, 2017
0 comments
Share

KM Liria kampon tek juniorët

Gjate dites se sotme, ne Shkup u mbajt Kampionati Shteteror per junior, ku ne fund te garave, ne konkurence ekipore, kampion u shpall klubi i mundjes Liria.

Ekipi shkupjan, ne fund te garave arriti te grumbulloje gjithsej 33 pike, duke fituar pa shume probleme titullin e kampionit, para Ballkanecit nga Shtipi dhe Tefejuzit nga Shkupi.

Ne konkurence individuale, arriten te fitojme gjithsej dhjete medalje, me ç’rast kampion u shpallen Minir Rexhepi (55 kg), Elmedin Sejfullau (60 kg) si dhe Riad Rexhepi (74 kg).

Te argjendte ishin Halit Osmani (60 kg), Shaip Brava (66 kg), ndersa te bronzte Omer Fuga (60 kg), Zeid Fuga (66 kg), Abdulfeta Osmani (74 kg), Orhan Xhaferi (74 kg) si dhe Uvejs Fejzullahu (96 kg).

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *