
KM “Sharri” organizon turne memorial “Feriz Guri”
Klubi i mundjes “Sharri” nga Hani i Elezit në fundjavë , respektivisht të dielën do të zhvilloj turneun memorial “Feriz Guri”, ku pritet të marrin pjesë mbi 100 mundës që vijnë nga tre shtete si Shqipëria, Maqedonia e Kosova.
Organizatori u shpreh i kënaqur nga mbështetja që iu bë ku edhe premtoj se do të ketë përballje mjaft cilësore që ja vlen të vihet dhe të përcjellet një aktivitet i tillë. Gara do të zhvillohet në palestrën e re të SH.F.M.U “Ilaz Thaci” duke filluar nga ora 11:00.