Klubi “Olympic Art”, kampion i Kosovës në Taekwondo
February 26, 2019
0 comments
Share

Klubi “Olympic Art”, kampion i Kosovës në Taekwondo

Gjatë vikendit të kaluar është mbajtur Kampionati i Kosovës në Taekwondo, në Therandë ku kanë marrë pjesë gjithsej 154 garues nga 9 klube të ndryshme nga e gjithë Kosova.

Qëllimi i organizimit të këtij kampionati sipas drejtuesve të Federatës të Taekwondos të Kosovës është motivimi dhe masovizimi i të rinjve në këtë sport si dhe për të pasur më lehtë përzgjedhjen e reprezentacionit të Kosovës, të cilët do e përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Klubi i Taekwondos “Olympic Art” nga Prishtina u shpall kampion, duke fituar më së shumti medalje me garuesit e tyre të cilët morën pjesë këtë sezon.

Trajneri i këtij klubi, Arsim Agushi, shprehet mjaft i lumtur me arritjet e 28 garuesve të ekipi të tij, të cilët, siç thotë ai, kanë filluar të përgatitën për këtë garë që një kohë të gjatë dhe në fund kjo ju shpërblye të gjithëve.

Agushi: Kemi punuar shumë për të arritur këtë sukses

“Para kampionatit ne kemi stërvit 6 ditë në javë, kemi bërë stërvitje intensive e kemi dit karakterin e tournamentit dhe rendësin e kampionatit, sportistët kanë stërvit d.m.th 6 herë në javë pa u lodh edhe ja kemi arrit qëllimit… Ne kemi marrë pjesë me 28 garues nga klubi jonë në të gjitha kategoritë children, kadet, junior, senior si meshkujt edhe femra ku kemi arritur të stolisemi me 28 medalja, 15 të arta, të argjendta dhe të bronzta… Klubi jonë u shpallë kampion pasi që ka arrit të fitoj medalje në kategorinë A domethënë 15 medalje të arritura dhe medaljet e vendit të parë medalje e arit llogaritet me 7 pikë”, shprehet trajneri i klubit nga Prishtina.

Njëri nga fituesit e medaljes së artë nga ky klub është edhe Eron Braimi. Ai ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë e juniorëve deri në 68 kilogramë.

Deri te ky sukses, sipas tij, është dashur shumë punë, dhe kjo punë e tij është bërë së bashku me trajnerin e tij.

Braimi: Shpresoj që sukseset të mos ndalen

“Ka pasur edhe vështirësi, gara ka qenë shumë e mirë, konkurruesit kanë qenë të mirë, i kam fituar luftërat të cilat i kam pasur. Kam pasur gjysmëfinalen dhe finalen domethënë dy lufta. Në gjysmëfinale kam fituar me dallim poenash ndërsa në finale kam fituar me nok-aut. Falënderoj të gjithë ata të cilët më kanë përkrah, falënderoj edhe Federatën e Taekwondos të Kosovës që na ka mundësuar të marrim pjesë në këtë kampionat, ku ka qenë gara jashtëzakonisht e mirë”, shprehet kampioni i Kosovës në kategorinë e Juniorëve.

Pa dyshim, që edhe një sukses i tillë për një ekip dëshiron një menaxhim tejet të mirë. E këtë e gëzon edhe ky klub, menaxherit i të cilit, Besnik Grajçevcit e bërë njëri ndër klubet më serioz në Kosovë.

Ai pohon se nuk është vetëm puna e tij që ekipi ka arritur suksese të tilla.

Sipas tij, një merita të madhe ka edhe trajneri i skuadrës i cili njëkohësisht është edhe selektor i reprezentacionit të Kosovës.

Thoitë se ekipeve kosovare në Taekëando u ka munguar përkrahja financiare.

Grajçevci:  Në klubet kosovare të Taekwandos ekziston dëshira dhe vullneti për punë

“Është një kënaqësi e veçantë që ti shohësh rinin e Kosovës, sportist tanë që përmes këtij sportit të tregojnë talentin e vet dhe një talent jashtëzakonisht të mirë, ku mendojmë që në një të ardhme shumë të afërt të arrijmë suksese të larta dhe shpresojmë qe do të dalin talent si Majlinda Kelmendi dhe të ngrisin nivelin dhe identitetin e shtetit tonë sa më lart që mundemi.. Vështirësitë janë kryesisht tek pune e përkrahjes financiare. Punë bëhet jashtëzakonisht shumë në të gjitha klubet të  cilat janë aktive, që janë të shumta dhe mundi dhe përkushtimi është jashtëzakonisht i madh në mënyrë shumë profesionale pasi që kemi trajneri dhe kemi sportist mjaft të talentuar mirëpo ngec tek ana e përkrahjes financiare”, shprehet ai.

Kujtojmë që klubi i Taekwondos “Olympic Art” në vitin 2018 ishte klubi më i suksesshëm në Kosovë, duke realizuar 10 turne, 9 ndërkombëtare dhe 1 vendore. Gjithsej sportistët e këtij klubi kanë fituar vitin e kaluar 182 medalje dhe 16 kupa.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *