Klubi i Kikboksit “Kastrioti“ fiton medalje historike për Kosovën atë evropiane
September 7, 2017
0 comments
Share

Klubi i Kikboksit “Kastrioti“ fiton medalje historike për Kosovën atë evropiane

Medalje historike sot ka fituar anëtari i Klubit të Kikboksit – Kastrioti nga Ferizaj, Bleron Luzha, në kampionatin evropian që po zhvillohet në Shkup. Reprezentatuesja e Kosovës morri medalje të bronztë në -94kg në KickLight.

“Është kënaqësi e madhe kur shpërblehet puna shumë vjeçare me MEDALJE EUROPIANE. Sot Kastrioti :BLERON LUZHA, na gëzoj dhe na nderoj shumë me performancen e tij, dhe plasimin në vendin e tretë (Medalja e Bronzit),në Kampionatin Evropian të KickBoxit për Kadet dhe Junior që po mbahet në Shkup, në kategorinë -94kg në KickLight. Bleroni nderoj punën tonë, shpagoj djersën tone dhe ja rriti namin qytetit të Ferizajt me medaljen e parë zyrtare nga Federata Europiane e KickBoxit. Prandaj, apelojmë te të gjitha instuticionet relevante dhe përgjegjëse të sportit,kompanitë private dhe të gjithë ata që duan që emri SHQIPTAR të gdhendet me shkronja të arta në arena ndërkombëtare, le të ndihmojn Kastriotin,sepse po të kishim një përkrahje të denjë. Ne  sigurisht edhe më shumë medalje do t’ja sjellim qytetit dhe Kosovës”, thonë stafi teknik i këtij klubi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *