Klitschko zbulon rivalin
January 15, 2019
0 comments
Share

Klitschko zbulon rivalin

Revista e famshme “Sports Illustrated” ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në ring të boksierit ukrainas Wladimir Klitschko për të dueluar ndaj britaniku Dillian Whyte. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, tashmë 42 vjeç, mund të rikthehet në ring vetëm për një duel të madh, atë ndaj Anthony Joshua. Ky i fundit do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë më 13 prill, në stadiumin “Wembley”.

Klitschko, 64 fitore e 5 humbje në karrierën e tij, zyrtarisht u tërhoq nga sporti në gusht të vitit 2017, 3 muaj pas humbjes ndaj Anthony Joshua. Ndërkohë që, më parë pat humbur edhe duelin me Tyson Fury (nëntor 2015), ku dorëzoi edhe titujt kampionë bote, që i mbante prej 10 vitesh.

Ukrainasi nuk preferon një duel ndaj një boksieri “anonim” sipas tij, por kërkon një sfidë të madhe, siç është ajo ndaj Joshua, rivali i tij i fundit. Mësohet se Wladimir Klitschko ka raportuar te mediat se lajmi i një dueli të tij me Whyte është një “fake news” (lajm i rremë). Klitschko, kampion olimpik me Ukrainën në “Atlanta 1996”, ka mbajtur të gjithë titujt kampionë bote të peshës së rëndë, në kategoritë IBF, IBO, WBA e WBO.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *