Klitschko paralajmëron rikthimin
October 31, 2019
0 comments
Share

Klitschko paralajmëron rikthimin

Wladimir Klitschko ka thënë se dëshiron të rikthehet në ring dhe të garojë për titujt e peshave të rënda.

Legjenda e boksit që kishte në pronësi titujt, WBA, WBO dhe IBF është shumë afër të bëhet boksieri më i vjetër aktiv.

Por, ai duhet të pres për dy vite që të bëhet boksieri më i vjetër, pasi Gorge Foreman e kishte fituar titullin e kampionit të peshave të rënda si 45-vjeçar në vitin 1994.

Klitschko u pensionua nga boksi në vitin 2017, pas humbjes që pësoi nga Anthony Joshua në Wembley.

“Ende kam ca gjëra. A mund të luftoj? Po. Tani për tani opsionet janë ende të hapura”, ka thënë ish-boksieri në një intervistë për Business Insider.

“Ky rikthim nuk do të jetë vetëm për t’i thënë rikthim, por do të jetë një për t’i thyer rekordet”.

“A është tërheqës? Unë do të thosha po, është shumë mirë”.

“George Foreman e bëri atë. Ai ishte 45-vjeçar, besoj kur u bë kampion, dhe kjo është një deklaratë mjaft e lezetshme”, ka shtuar më tej ai.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *