Klitschko: Joshua është fotokopja ime
April 17, 2017
0 comments
Share

Klitschko: Joshua është fotokopja ime

Wladimir Klitschko pretendon se është mjaft mirë i përgatitur dhe synon fitore ndaj Anthony Joshua. Meçi ndërmjet këtyre boksierëve do të zhvillohet me 29 prill në stadiumin “Wembley” dhe pritet me kërshëri të madhe pothuajse në gjithë botën. Klitschko është i fiksuar pas titullit kampion bote në peshat e rënda, trofe të cilin kërkon ta marrë për të tretën herë në karrierën e tij. Dy boksierët e njohin mirë njëri-tjetrin, pasi Joshua është trajnuar më parë me Klitschkon, ndaj dhe ukrainasi ka bërë një krahasim origjinal.

“Joshua është fotokopja ime. Edhe në fizik thuajse jemi njësoj, në trup, krahë e gjithçka”, ka thënë Klitschko.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *