Klitschko i shkaktoi Joshuas atë çfarë nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierë
Për herë të parë në karrierë, Joshua është nokautuar nga kundërshtari.
Deri te përballja me Wladimir Klitschkon, ku fitoi titullin e kampionit të botës, Anthony Joshua numëronte 18 fitore ne karrierë nga 18 ndeshje të zhvilluara, që të gjitha me nokaut.
Joshua fitoi me nokaut edhe ndaj Klitschkos në raundin e 11-të, por para fitores ai edhe ishte rrëzuar në dysheme në raundin e gjashtë, një rund pasi rrëzoi Klitschkon.
Kjo ishte hera e parë që Anthony Joshua është rrëzuar në dysheme, gjatë karrierës së tij profesioniste.