KK”Drini” kthehet me 12 medalje nga Lushnja
May 21, 2018
0 comments
Share

KK”Drini” kthehet me 12 medalje nga Lushnja

Gjatë fundjavës në Lushnjë u zhvillua Turneu i parë Ndërkombëtar në Karate “Lushnja Open 2018”. Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga mori pjesë me 9 sportistë në dy diciplina, si ne kata (luftë e imagjinuar) ashtu edhe në kumite (luftë sportive) dhe duke u stolisur me 12 medalje nga të cilat, katër medalje ari, 5 medalje argjenti dhe 3 medalje bronzi. Me medalje ari u stlisën: Pasho Mustafai(kata), Sara Sinani(kumite), Kastriot Malo(kumite) dhe Loriana Ramo(kumite). Me medalje argjenti u stolisën: Velerda Seferi(kata dhe kumite), Pasho dhe Gresa Mustafai(kumite), Hamza Zylali(kumite). Me medalje të bronztë u stolisën: Melisa Hajredini(kata), Sara Sinani(kata) dhe Muhamed Sinani(kumite).

Trajneri i K.K “Drini” Alim Hajredini u nderua me plaketë nga organizatori në shenjë respekte dhe për kontributin e dhënë në sportin e karatesë. Klubi jonë këtë vikend, vazhdon me aktivitetet e radhës, ku do të marr pjesë me dy sportistë në Premier Ligën Botërore për U14, kadetë dhe Junior, që zhvillohet në Sofje të Bullgaris, të organizuar nga Federata Botërore e Karatesë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *