KK”Drini” i suksesshëm në Kosovë
June 18, 2019
0 comments
Share

KK”Drini” i suksesshëm në Kosovë

Të dielën (10.06.2019) në qytetin e Podujevës në Kosovë u zhvillua turneu i 19 – ndërkombëtar në karate për nder të dy dëshmorëve të Kombit “Rrahim Curri & Behar Begolli” dhe ditë së Çlirimit të qytetit të Podujevës.

Për të nderuar dëshmorët e kombit, në këtë aktivitet mori pjesë edhe klubi i karatesë “Drini” nga Struga, të cilë u paraqitën në dy disiplina: kata (luftë imagjinuese) dhe në kumite (luftë sportive).

K.K “Drini” nga ky aktivitet kthehet me gjashtë medalje të fituara, nga të cilat tre medalje ari, një të argjendtë dhe dy bronzi.

Paraqitje të shkëlqyer pati Zana Xheladini, e cila pas katër dueleve të fituara në një konkurrencë shumë të fortë, me plotë meritë, arriti të stoliset me medalje të artë.

Me medalje ari u stolisën edhe Velerda Seferi në kata dhe Ilira Xheladini në kumite.

Me medalje të argjendtë u stolis Hamza Zylali, ndërsa me medalje të bronzta u stolisën Drini Hajredini dhe Gresa Mustafai.

“Ky ishte edhe turneu i fundit për këtë sezon për klubin tonë, një sezon i suksesshëm me shumë aktivitete brenda dhe jashtë vendit. Urojmë që sezoni i ardhshëm garues të jetë edhe më i suksesshëm.

Në fund dua të faleminderoj prindërit e sportistëve të cilët janë mbështetësit kryesore e klubit tonë!”, deklaroi trajneri Alim Hajredini.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *