KK Shkupi me medalje historike”
Gjatë fundjavës në Beograd te Serbisë u zhvillua kampionati ballkanik në karate për fëmije. Ne kuadër te reprezentacionit te Maqedonisë, Karate Shkupi mori pjese me 2 sportistë dhe klubit e shtetit ia sjelli nje medalje ballkanike.
Ketë medalje bronzi, historike për klubin e sjelli Aida Ajdini e cila garoj ne disiplinën kumite ne grupmoshat 10 vjet femra -40 kg. Kategori e cila morën pjese garuese nga shtet te fuqishme siq qe janë Turqia, Bosnja dhe Bullgaria. Aida kishte tre lufta te shkëlqyeshme , 2 fitore dhe nje disfate, por gëzon fakti se edhe ne disfate nuk humbi pik por ishte rezultati baras ku gjyqtaret me rezultat te ngushte ja ndanë fitoren kundërshtares boshnjake.
Duhet theksuat se Klubi i Karatesë Shkupi është vetëm dy vite zyrtarisht ne arenat e karatesë sportive dhe pas medaljeve shtetërore, rrëmbeu edhe medalje ballkanike. “Falënderoj publikisht prindërit qe i kemi te vetmit sponsor ne klub, stafin teknik si dhe bashkëpunimin me klubet nga UKShM, Kushtrimi, Eldi Kan dhe tjerët klube”, deklaroj trajneri i KK Shkupi, Sabri Ramadani i cili si kryetrajner mban stërvitje ne dy shkollat fillore ne Shkup, Sh.F. Jashar bej Shkupi dhe Sh.F. PENKO.