KK ”Rinia” tregohet i zoti 10 medalje në Kërçovë
April 24, 2017
0 comments
Share

KK ”Rinia” tregohet i zoti 10 medalje në Kërçovë

Të dielën, klubi i karatesë “Rinia” nga Mateçi i komunës së Likovës ka marrë pjesë në garën ndërkombëtare “Kërçova Open”.
Ky klub mori pjesë me nëntë garues, ndërsa fituan 10 medalje, prej tyre katër të arta, dy të argjendta dhe katër të bronzta.

Ja fituesit e medaljeve:
1.Nedim Shaqiri, grupmosha 2006,-35kg.
2.Miran Qazimi, grupmosha 2006,+45kg.
3.Arsim Abdullai, grupmosha 2005, -40kg.
4.Omer Musliji grupmosha 2003, -57kg.
5.Fisnik Shaqiri, grupmosha 2007, -30kg.
6.Ardit Nuhij, grupmosha 2006, -35kg.
7.Nejazi Bakiji, grupmosha 2003, -52kg.
8.Kudret Ferizi, kadet,-65kg.
9.Omer Musliji, kadet,-55kg.
10.Nejazi Hamidi, junior, -55kg.

“Me këtë sukses garuesit tanë dëshmuan punën që e bëjnë në klub me shumë disiplinë dhe përkushtim. Ky ishte aktiviteti para kampionatit shtetëror për pionierë, i cili do të mbahet gjatë fundjavës së ardhshme, një kampionat i rëndësishëm për të vazhduar pjesëmarrjen në kampionatin ballkanik. Falënderojmë të gjithë ata që na mbështetën”, tha trajneri i KK Rinia, Seful Osmani.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *