KK Rinia me tre karatistë në Ballkanikën në Mal të Zi
November 20, 2017
0 comments
Share

KK Rinia me tre karatistë në Ballkanikën në Mal të Zi

Ditën e diel, në lagjen Maxhari të Shkupit u mbajt kampionati i Maqedonisë në karate për kadet, junior dhe U21, i cili ishte përzgjedhës për ballkaniadën që do të mbahet nga 8-10 dhjetor në Herceg Novi të Mal të Zi.

KK Rinia nga Mateci i Likovës mori pjesë me 6 garues, ndërsa tre prej tyre siguruan pjesëmarrjen në kampionatin ballkanik, dhe ata janë:

1.Omer Musliji, kadet, -63kg, nënkampion.
2.Shuajb Ramadani, -52kg, i treti
3.Nejazi Hamidi, junior, -55kg, i treti.

Ndërkohë, Fitim Ismaili, Kudret Ferizi dhe Nejazi Bakiji mbetën pa plasman.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e garuesve që arritëm të kualifikohen, duke shpresuar që edhe në kampionatin Ballkanik të arrijmë suksese. Falënderojmë komunën e Likovës që kësaj here na mundësoi transportin për të marrë pjesë në këtë kampionat. Shpresojmë se ndihma e tyre nuk do të mungoj edhe në garat e ardhshme, pasi këta djem e meritojnë mbështetjen”, tha Seful Osmani, trajner i klubit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *