KK Kushtrimi nxjerr dy kampion shtetëror, Rudina synon medalje ballkanike
April 30, 2017
0 comments
Share

KK Kushtrimi nxjerr dy kampion shtetëror, Rudina synon medalje ballkanike

Te dielën ne Shkup u zhvillua kampionati i Maqedonisë në karate për fëmijë 11-14 vjet ku me sukses u paraqit edhe KK Kushtrimi, i cili garoi me katër garues dhe fitoi po aq medalje. Kampion për së dyti herë u bë Rudina Aliu (13 vjet, -44kg), kurse ari ftoi edhe Pashtrik Avdiu (10 vjet, – 30kg).

Argjend mori Emir Ramadani (11 vjet, -35kg), kurse bronz Xhejlane Jahii (13 vjet, -49kg). Aliu deri tek medalja e artë erdhi pasi mposhti dy garues dhe e njëjta u shpreh shumë e kënaqur që u bë kampione dhe se do të përfaqësoj tani Maqedoninë në kampionatin ballkanik që zhvillohet muajin e ardhshëm në Stamboll.

“Për këtë kampionat kam zbritur kilogram pasi doja të bëja që të bëhem kampione dhe të shkoj në kampionatin ballkanik. Tani këtë e realizova dhe unë do të vazhdoj edhe më tutje të përgatitem pasi tani synoj medalje në Stamboll”, deklaroi, Rudina per Arena Ring.

Nga ana tjetër, me sukseset e klubit të tij i kënaqur ka qen edhe trajneri i klubit, Irfan Aliu. “Dua te theksoj se jam i kënaqur nga paraqitja e sportisteve te mi, Pashtriku dhe Rudina treguan performansa te mira, por duhet theksuar edhe luftërat qe i beri Emir Ramadani i cili fatkeqësisht pësoj disfate me hantej ne finale pas rezultat baras. Tani intensivisht do përgatitemi për kampionatin ballkanik i cili mbahet ne Stamboll. Ne si klub arritëm te kemi 100% suksese se pse prej 4 paraqitjeve kemi 4 reprezentues” tha Aliu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *