KK Kushtrimi dhe KK Fati me rezultate te shkëlqyera
April 4, 2017
0 comments
Share

KK Kushtrimi dhe KK Fati me rezultate te shkëlqyera

Të dielën, në Ulqin të Malit të Zi u zhvillua turneu i 16-të ndërkombëtarë në karate “Ulqini Open 2017”, nën organizim shumë të mirë të K.K. “Ulqini” dhe Ruzhdi Rama. Në këtë turne cilësor morën 716 garues nga 55 klube të shtatë shteteve. pjesë 7 shtete. Klubi i karatesë “Kushtrimi” nga Hasanbegu i Shkupit mori pjesë me shtatë garues dhe fitoi po aq medalje, prej tyre 3 të arta dhe 4 të bronzta. Me medalje ari u stolisën: Medin Dema në kata, niveli 1 tek grupmoshat 2003, Besnik Azizi në kumite 13 vjeç-55 kg dhe Pashtrik Avdiu në kumite 10 vjeç-30 kg.

Ky i fundit u vecua me luftëra të shkëlqyeshme, duke i mposhtur 5 kundërshtar. Me medalje bronzi u stolisën: Emir Ramadani kumite 11 vjeç -35 kg, Xhejlane Jahiji kumite 12 vjec +45 kg, Azra Abdullahu, kumite, kadete -50 kg si dhe Medin Dema në kata në nivelin e 2-të.

Nga tjeter, Klubi i karatesë “Fati” nga Tetova ka shkëlqyer në turneun e 16-të ndërkombëtarë te karatesë “Ulqin Open 2017”. Ata kanë fituar dy tituj kampioni, një nënkampion dhe dy vende të treta. Kampion kanë dal: Driton Halimi dhe Bukurije Selimi, nënkampion: Arian Mamuti, kurse Veton Vejseli dhe Dardan Ismaili i kanë fituar vendet e treta. Në disiplinën Luftëra ekipore tek kadetët fituan vendin e parë, duke arritur dy fitore (Driton Halimi, Jasin Gafuri, Dagin Fejzuli dhe Arian Mamuti). Nga KK “Fati” referoi Bashkim Leka. Ekipin udhëhoqi Arlind Huseini dhe garuesi më i vjetër Doan Osmani.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *