KK Keiks suksese edhe në Nish. Kurtanoviç i kënaqur me formën momentale
November 6, 2018
0 comments
Share

KK Keiks suksese edhe në Nish. Kurtanoviç i kënaqur me formën momentale

Klubi i karatesë “Keiks” nga Shkupi po tregon vazhdimisht se është në një formë të lartë garuese dhe për këtë fakt janë edhe rezultatet e larta që po i shënojnë vazhdimisht nëpër gara ndërkombëtare në vend dhe jashtë saj.

Kështu ishte edhe në turneun që u zhvillua në fundjavë në Nish të Serbisë ku u arritën të fitohen 18 medalje, prej tyre 8 arri, 5 argjendi dhe 5 bronze. “Organizimi dhe kualiteti i KK Keiks po ngritet çdo ditë e më shumë dhe për këtë fakt kemi rezultatet që po i arrijmë nëpër gara vendore dhe jashtë saj. Tani do kemi edhe kampionatin e Maqedonisë ku edhe presim të nxjerrim shumë viza për kampionatin ballkanik që do të zhvillohet në fund të muajit në Dubrovnik ku presim edhe atje disa medalje. Shpresoj se do të kemi edhe fatin me ne.

Në fund falënderoi edhe stafin punues dhe kryesin e klubit për gjithë organizimin e suksesshëm që e kemi në klub si dhe atmosferën pozitive”, tha trajneri i klubit, Elvir Kurtanoviç për “ArenaRing”.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *