KK “Keiks” pret suksese në Sofje
Gjatë fundjavës në Sofje të Bullgarisë do të zhvillohet turneu i fuqishëm në karate “Nikon Open” ku do marrin pjesë mbi 600 garues. Në këtë aktivitet Maqedoninë do ta përfaqësoj edhe KK “Keiks” nga Shkupi me këta garues: Sajra Morina, Mevlud Memedi, Jusra Ademi , Jasin Osmani, Arta Bushi, Jon dhe Janina Dardhishta, Ubejd Durakovic, Beriz Kurtanovic, Anastasija Dimitrova, Angel Mitev, Vekas Kurtanovic, Omer Kurti, Darinn Kuranovic, kurse trajner i tyre është Elvir Kurtanoviç i cili prêt suksese.
Njëra prej garuesve më të mira të klubit Sajra Morina thotë se pak është e lënduar mirëpo do jep maksimumin që të arrij deri tek triumfi.