KK “Keiks” i mbushi “bateritë” në Bansko, tani pret suksese
August 22, 2018
0 comments
Share

KK “Keiks” i mbushi “bateritë” në Bansko, tani pret suksese

Klubi i karatesë “Keiks” i ka përfunduar me sukses përgatitjet verore edhe atë në Bansko të Bullgarisë, kurse testin e parë sportistët e këtij klubi do ta kenë qysh në muajin e ardhshëm kur do të paraqiten në gara në Maqedoni, Gjermani e Hungari.

Trajneri i klubit, Elvir Kurtanoviç, u shpreh i kënaqur me angazhimin maksimal që kanë dhënë nxënësit e tij si dhe më formën momentale të garuesve. “Në Bansko të Bullgarisë i kemi pasur të gjitha kushtet e mundura për të realizuar një përgatitje të tillë në mënyrë profesionale, ndërkohe që edhe sportistët e mi e kane dhënë maksimumin gjatë stërvitjeve, fizike, por edhe ato tekniko taktike. Atmosfera ka qen në nivelin më të lartë kurse përgatitjet tani do të vazhdojmë në Shkup për garat e ardhshme që na presin. Jemi të fokusuar në aktivitet më të fuqishmë që do ti kemi, andaj presim edhe suksese”, tha Kurtanoviç për “ArenaRing”.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *