KK “Forca” me katër garues në Kampionatin e Maqedonisë
May 27, 2017
0 comments
Share

KK “Forca” me katër garues në Kampionatin e Maqedonisë

Të dielën në Shkup do të zhvillohet kampionati i Maqedonisë në karate për kadet, junior dhe U-21 që njëherit do të jetë edhe kualifikues për kampionatin botëror që sivjet zhvillohet në Tenerife të Spanjës. KK Forca nga Shkupi kësaj radhe do të paraqitet me katër garues ku edhe prêt suksese.

Në kata do të garoj Marko Bunteski, kurse në lufta Verona Ajdini, Mevlud Memedi dhe Sajra Morina. Kjo e fundit vjet humbi evropianen në Sofje edhe atë në garën e fundit kualifikuese, por kësaj radhe ajo shprehet optimiste se do të triumfoj.

“Botërori është ëndër për të gjithë sportistët andaj do të jap maksimumin që të arrij të bëhem kampione. Jam mirë e përgatitur kurse edhe vetëbesim kam të mjaftueshëm”, deklaroi Morina. Nga ana tjetër, në formë të mirë po tregohet të jetë edhe Mevludi.

“Jam shumë mirë i përgatitur kësaj radhe andaj jam shumë i koncentruar që të arrij deri tek medalja e artë. Shpresoj se edhe fati do jetë kësaj radhe me mua”, tha për “ArenaRing”, Memedi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *