KK Forca me katër garues në ballkanikë, Verona bëhet kampione e Maqedonisë
November 20, 2017
0 comments
Share

KK Forca me katër garues në ballkanikë, Verona bëhet kampione e Maqedonisë

Gjatë fundjavës në Shkup u zhvillua kampionati i Maqedonisë në karate për kadet, junior dhe U21. Në këtë aktivitet u paraqit dhe KK Forca nga Shkupi me 6 garues ku prej tyre katër fituan medalje dhe morën njëkosisht vizën për tu paraqit ne kampionatin ballkanik që fillon më 8 dhjetor në Hercegnovi.

Kështu, kampione nga ky klub u bë Verona Ajdini (-48kg), kurse vendin e dytë e fituan Sajra Morina (+59kg) e Marko Bunteski (kata kadet), kurse me bronz u desh të pajtohet Mevlud Memedi (-68 kg). Trajneri i klubit, Muarem Imeri, i ka uruar garuesve të tyre suksese tani në ballkanikë ku shpreson edhe në medalje. Ndërkohë që Ajdini u shpreh shumë e gëzuar që arriti të ngjitet në piedestalin më të lartë. “Në kategorinë time pata dy lufta dhe të njëjtat i fitova pa probleme të mëdha. Tani pasi u bëna kampione do të koncentrohem për kampionatin ballkanik në Mal të Zi ku besoj se do arrij deri tek medalja”, tha Verona Ajdini, e cila ka fituar një medalje ballkanike në Dubrovnik.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *