KK Forca bombastike në Kërçovë, Jelda Imeri shpallet më e suksesshmja
April 24, 2017
0 comments
Share

KK Forca bombastike në Kërçovë, Jelda Imeri shpallet më e suksesshmja

Klubi i Karatesë “Forca” edhe kur po merr pjesë me një ekip të kombinuar prej karateistëve të rinj dhe me më përvojë, prapë se prapë nuk po i rrezikohet vendi në plasmanin e lartë .

Kështu klubi shkupjan në fund u zgjodh si më i miri sipas suksesit të treguar, ndërkohë që garuesja e këtij klubi u zgjodh si sportistja më e suksesshme. Bëhet fjalë për Jelda Imeri e cila fitoi tre medalje të arta.

Në këtë turne KK “Forca” grumbulloi gjithsej 26 medalje ku prej tyre me ari u stolisën: Vegim Azemi 2010 Kata, Jelda Imeri kata 2008 niveli 2, Dhurata Memeti kata 2008 Niveli 1, Jeton Ramadani kata 2008 niveli 1, Marija Bunteska kata 2006, Arta Bushi kata 2005, Berina Bekiri kumite -45kg, Mevlud Memedi kumite kadet -70kg dhe junior -68kg, Ekipore kata djem 2007 (Lum,Rigon,Amar), Ekipore kata vajza 2008 (Jelda,Dhurata,Jeton). Me medalje argjendi u stolisen: Vigan Azemi kata 2009 niveli 1 dhe 2, Jelda Imeri kata 2008 niveli 1, Fehmi Veseli kata 2008 niveli 1dhe 2, Betim Aliu kumite 2007 +30kg, Marija Bunteska 2006 kumite +40kg, Suhejla Isaki 2004 kumite -42kg, Berna Bekiri 2003 kumite -54kg, Ekipore kata djem 2008 (Jeton,Fehmi,Amel), kurse medalje të bronzët morën Amar Halimi 2007 kata, Amel Veseli kata niveli 1, Seid Azizi kata kumite 2006 -40kg dhe Devleta Shabani 2002 -54 kg.

Trajneri i klubit, Muharem Imeri, në fund u shpreh i kënaqur me suksesin e lartë të karateistëvë të tij. “Në emër timin dhe kryesisë së KK Forca të gjithë pjesëmarrësve ua uroj suksesin e arritur dhe klubit medaljet e fituara që e ngritën atë në piedestalin më të lart.  Njëherit Kampiones Jelda Imerit ia urojmë shpalljen si sportiste më e mirë duke i uruar edhe shumë suksese në të ardhmen”, tha Imeri  për Arena Ring.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *