KK Drini suksese në Shkup dhe në Tiranë
May 2, 2017
0 comments
Share

KK Drini suksese në Shkup dhe në Tiranë

Ditën e diel, klubi i karatesë “Drini” nga Struga, mori pjesë në dy aktivitete shumë të rëndësishme.
Në Shkup u zhvillua kampionati shtetëror në karate, për fëmijë të moshës 10-13 vjec dhe aktiviteti tjetër ishte në kryeqytetin shqiptar, Tiranë “Kamza Open 2017”.

Në kampionatin shtetëror ky klub është paraqitur me dy garues në disiplinën Kumite (luftë sportive). Gresa Mustafai për moshën 11 vjeçare, në kategorinë +44kg, ishte e pamposhtur në tre luftërat e saj, duke i fituar, tre  kundërshtaret  e saja me rezultat maksimal dhe në fund me meritë ajo shpallet kampione në kategorinë e saj.

Ndërsa, Hamza Zylali në kategorinë -52kg, për moshën 12 vjeçare, gjithashtu me tre luftërat e tij, në stilin e një kampioni, duke i mposhtur kundërshtarët e tij me rezultat shumë të thellë edhe ai në fund u shpall kampion shtetëror për kategorinë e tij.

Ndërkohë, në aktivitetin “Kamza Open 2017” i treti me radhë, morën pjesë mbi 400 sportistë, nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

KK “Drini” u paraqit me katër garues, duke fituar pesë medalje, nga të cilat dy argjendi dhe tre bronzi.

Me medalje të argjendtë u stolisën: Loriana Ramo (kadete -54kg) dhe Ilira Xheladini (kadete -47kg).

Me medalje të bronztë u stolisën: Pasho Mustafai (2007 / -35kg), Zana Xheladini (kadete +54kg) dhe Ilira Xheladini (junior -53kg).

“Në këtë aktivitet një Pllakatë Mirënjohje, për bashkëpunim iu nda trajnerit të K.K “Drini” Alim Hajredini si dhe një Kupë për Unionin e Karatesë Shqiptare në Maqedoni, të cilën e pranoj kryetari i Unionit z.Alim Hajredini.

“Dua të falënderoj organizatorin z. Luftar Kurti për mikpritjen dhe organizimin e mirë të këtij aktiviteti”, deklaroi trajneri Hajredini.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *