KK “Drini” nxjerr një kampione dhe një bronz
Të dielën në Shkup u zhvillua kampionati i Maqedonisë në Karate për kadet, junior e U21. Njëri prej klubeve që pati suksese për të përshëndetur ishte edhe KK Drini nga Struga e cila nxori nje kampione, Ilira Xheladini (juniore, -48kg), kurse i treta ishte Loriana Ramo (kadete, -47kg).
Trajneri i klubit strugan, Alim Hajedini u shpreh i kënaqur me sukseset dhe shpreson se kështu garueset e tija do vazhdojnë edhe në play-off kur edhe vendoset për udhëtarët për kampionatin botëror në Tenerife të Spanjës.