KK Drini ballë lartë edhe nga Kampionati Shtetëror në Karate
November 20, 2017
0 comments
Share

KK Drini ballë lartë edhe nga Kampionati Shtetëror në Karate

Në fundjavë në Shkup u zhvillua Kampionati shtetëror në Karate për Kadet, Junior dhe U21. Ky kampionat njëherësh ishte edhe përzgjedhës për Kampionatin Ballkanik që muajin dhjetor do të mbahet në Mal të Zi. K. K “Drini” u paraqit me tre sportistë duke fituar 4 medalje dhe atë: Zana Xheladini – vendi i 2, kurse bronz fituan Loriana Ramo, Ilira Xheladini dhe Ekipore vajzat – vendi i 3.

“Me këto rezultate sportistet tona fituan “vizën” për të përfaqësuar Maqedoninë në Kampionatin Ballkanik. Tani ne radhë është kampionati Mbarëkombëtar për nder të festës së 28 Nëntorit, i cili do të zhvillohet më 26.11.2017 në Prishtinë, kurse me pas vazhdojmë në Mal të Zi”, tha trajneri Alim Hajredini.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *