Kicaj vs Kallashi, duel i flaktë dhe miqësorë për titull Evrope SPF
May 27, 2019
0 comments
Share

 Kicaj vs Kallashi, duel i flaktë dhe miqësorë për titull Evrope SPF

 

Federata e sporteve luftarake “SPF” për herë të parë nga themelimi i saj i ka dhënë dritë jeshile që të ndeshen dy shqiptar ndërmjet veti edhe atë për titull Evropian, kjo me të vetmin qëllim që të lihen anash mendimet negative sepse sporti duhet të shikohet si sport dhe assesi ndryshe, kurse në fund le të fiton më i miri.

Bëhet fjale për duelin i cili do të zhvillohet në gala mbrëmjen e 8 korrikut në Winterthur ndërmjet  kosovarit që jeton dhe vepron në Zvicër, Kosovar Kicaj (MustiGym) dhe kikboksierit shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Aleksandar Kallashi (ArenaRing Management – Golden Phoenix). Të dy sportistët janë shprehur të kënaqur që i është dhënë rasti për tu ndesh për një titull të tillë dhe këtë do ta shfrytëzojnë maksimalisht në ring pasi një titull i tillë i mungon të  dyve.  “Përgatitja po shkon shumë mirë dhe të njëjtat po i zhvilloj në Greqi me trajnerin në shkollën “Golden Phoenix”. Falënderoi federatën SPF që ma ka dhënë mundësinë që të ndeshem për titull Evrope edhe pse do përballem me një shqiptar këtë ndeshje duhet të shikuar në aspektin sportiv dhe në fund të fitoj më i miri. Sa i përket kundërshtarit tim nuk e njoh edhe shumë por siç e kam parë nga disa incizime, bëhet fjalë për një kundërshtar të fuqishëm dhe mendoj se ndeshja do të jetë tëpër e fortë”, tha Kallashi duke shtuar

“Mbështetje kam për këtë ndeshje shumë dhe kjo më jep forcë që në Zvicër të tregoj më të mirën. Nuk dua të premtoj por ju them se do të jetë një ndeshje e mrekullueshme ku do ti kënaqim të gjithë të pranishmit”.  Nga ana tjetër, Kosovar Kicaj tha “Përgatitjet për këtë ndeshje po shkojnë me sukses dhe po ndihem shumë mirë, ku të njëjtat po i zhvilloj me trajnerin tim, kampionin e botës Mustaf Kicaj. Kundërshtari im do jetë shqiptar dhe të them drejtën në fillim nuk e kam ndi vetën të kënaqur nga kjo përzgjedhje sepse më pëlqen që me shqiptart të jem në bashkëpunim e jo kundra njëri tjetrit, por menagjmenti ashtu ka vendosur dhe unë veproj sipas mendimit të trajnerit tim, Mustit, kështu që e respektoj kundërshtarin tim, por në ring do të shkoj në mënyre sportive dhe do të stërvitem maksimalisht për të arritur triumf dhe për tu bërë kampion i Evropës”, tha Kicaj, duke shtuar

“ Kundërshtarin tim nuk e njof shumë dhe për taktiken merret trajneri im. E di vetëm që ai nuk ka dashur të ndeshet ne Muay Thai por K1, por për mua nuk ka lidhje unë i preferoj dyja stilet, me rendësi është që të jetë i përgatitur që do ta bëjmë një luftë të mirë. Sipas asaj që kam vërejt, kundërshtari është kualitet por unë kam zemër për këtë sport dhe zemër në luftë kështu që do të bej gjithçka që titulli të mbetet në Zvicër”, deklaroi Kosovar Kicaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Ai në fund apeloi që edhe publiku këtë ndeshje ta shikoj në mënyre sportive dhe i falënderon të gjithë që e kanë mbështet. Ndryshe, duelin në fjalë në fund titullin pritet ta dorëzoj Rrustem Lajqi një fans dhe mbështetës i madh i sporteve luftarake. Ndryshe, spektakli do të mbahet në palestrën sportive “Zielbau Arena” në ambient të hapur, kurse hapja e dyerve do të jetë në ora 15:00, kurse ndeshjet fillojnë në ora 16:00 me fillestar dhe C klase deri në ora 20:00, kurse më pas fillojnë profit. Tiketat nga tani mund ti rezervoni në +41796969691  me çmime 100, 50  e 35 CH. Cekim se në ditën e ndeshjes çmimet rriten për 15CH. Cekim se gjatë eventit do të ketë edhe ushqime të ndryshme dhe pije ku edhe aty për çdo blerje do kontribuoni në ndihmë.

https://www.facebook.com/events/1291700960986987/?ti=icl

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *